Një grua e cila dikur vuante nga mbipesha dhe që brenda një shtatë viteve arriti të bie shumë në peshë, u shndërrua “në asht e lëkurë”.
Alice Sparks 32-vjeçe ishte obsesionuar pas idesë që të humb në peshë, pasi e kishte kuptuar se ajo ka fituar epitetin e “obezes”, transmeton Telegrafi.
Nëna e dy fëmijëve nga Devoni i Anglisë, kishte fituar plot 110 kilogramë në vitin 2007, por pasi iu nënshtrua një diete strikte, ajo në vitin 2014 ra në 44 kilogramë.
Por, ky ndryshim drastik filloi t’i krijoj probleme shëndetësore, kurse trupi i saj dukej “asht e lëkurë”, kështu për shkak të mungesës së kondicionit nuk mund të luante as me fëmijët e saj.
Dhe pasi që bashkëshorti e kritikoi për mënyrën e të ushqyerit dhe obsesionin që të dobësohet, vendosi t’i kthehet jetës normale dhe pas disa muajve krijoi linjat trupore që gjithmonë i kishte ëndërruar.
Kurse testet mjekësore konstatuan se ajo tani është në gjendje të mirë shëndetësore dhe se pesha e saj aktuale është 60 kilogramë. /Telegrafi/