Politika vazhdon të jetë pengesë e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës, ani pse kjo forcë i plotëson kushtet për të marrë detyra të reja.
Qeveria thotë se ende s’kanë datë se kur do t’i procedojnë ndryshimet kushtetuese në Kuvend, që mundësojnë bërjen e ushtrisë, ndërsa opozita akuzon ekzekutivin për neglizhencë, shkruan “Zëri”.
Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës vazhdon të mbetet peng i politikës, kryesisht i pakicës serbe që dirigjohet nga Beogradi.