Trajtohej për helmim nga ushqimi, ia gjejnë në bark 100 gozhda dhe mbi 200 monedha

E publikuar: 27/11/2017 21:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për një kohë të gjatë, 35-vjeçari kishte përpirë objekte të ndryshme metalike, të cilat kishin arritur peshën prej rreth shtatë kilogramëve, transmeton Telegrafi.

Pacienti pas intervenimit

Gjatë operimit, atij i janë larguar 100 gozhda që peshonin një kilogram e gjysmë, si dhe 263 monedha.

Fotografimi me ultrazë

Pos këtyre, atij i janë larguar dhjetëra zhiletë për rroje, copëza xhami, si dhe një kapëse metalike, e gjatë 16 centimetra.

Disa nga pjesët që ia nxorën prej barku

Ekspertët janë shprehur të befasuar se si ka mundur t’i përpijë ato e si ka mundur t’i mbajë në trup tërë ato pa pasoja shëndetësore.