Nga Emrush Shkodra
Trajtimi dhe përqendrimi i qeverisjes në vetëm sektorin publik si: paga minimale, koeficienti i pagës e rritja e pagave, pritet të krijoj hendek të theksuar në mes sektorit publik dhe atij privat.
Sipas njohësit të çështjeve ekonomike magjistër Emrush Shkodra, akumulimet e mjeteve financiare, rritja e buxhetit, dhe angazhimi dhe trajtimi i qeverisë në vetëm punonjësit nga sektori publik do të krijoj një situatë edhe më të rënduar te sektori privat.
Ikja e fuqisë punëtore, mungesa e mbështetjes së shtetit kundrejt biznesit, ndëshkimi i bizneseve, mos mbështetja e punëtorëve nga sektori privat, ka bërë që kryesisht të afektohet sektori privat duke përfshirë edhe biznesin edhe punëtorin.
Shkrimi i plotë:
Retorika të shpeshta që më shumë gjasojnë të jenë politike se sa profesionale, nga ekspert të ndryshëm po hasim ditëve të fundit pothuajse nëpër të gjitha portalet e televizionit tona. Ekspert të vetëquajtur, profesionist gjysma e individ që shtetin dhe buxhetin e tij e shohin vetëm nga këndi i pagës që ata marrin në sektorin publik.
Pra, të gjithë flasin për rritje pagash, rritje koeficienti, paga minimale, paga bazë, pagesa për orë e kështu me radhë, dhe përtej kësaj aq fortë shtrëngohen në mesazhet e tyre, sa që mundohen të dalin edhe imponues se ai ka të drejt?
Tatimi mbi pagën është rritur kaq, tatimi mbi pagën kaq është zvogëluar, përshkallëzimi i tatimit, rritja e pagës shumë e vogël, andej këndej, ta merr mendja që vendit nuk i duhet asgjë tjetër të punoj, e as që republika jonë ka nevoja tjera të ndryshme përtej kësaj pjese.
Këtu askush nuk mendon se nga cila pjesë behët akumulimi i mjeteve financiare që shteti pastaj të shkep gjithandej paratë.
Por çfarë është me rendësi, ekspertet (exoffio) nuk e potencojnë pjesën më të rëndësishme në një ekonomi shtetërore, pjesët inksauese, mjetet hyrëse, financat progresive, stabilitetin ekomomik, inflacioni, ndërmarrësia dhe në fund biznesi privat.
Në Kosovë kush e din e din, kush nuk e din mundet ta mëson, edhe ashtu në Amerikë promovohet mësimi jetësor. Pra siç kishte me thënë populli te ne që: njeri sa të jeton mëson.
Të gjitha ndërmarrjet publike që kishin vlerë janë privatizuar, ndërmarrjet shtetërore që do ti mundësonte shtetit mbijetesën dhe kontrollin më të mirë ekonomik e financiar janë privatizuar.
Ekspertët nuk i tregojnë masës se ku gjeneron të hyrat shteti kur të tjerët kërkojnë ngritjen e pagave. Askush nuk i tregon masës se kërkesat tona për një mirëqenie ekonomikë, sociale e shoqërore kundrejt shtetit, ku mblidhen, cilat janë format, ku shkojnë, si akumulohen, ku qëndrojnë, si shpërndahen këto mjete etj.
Në ketë vend është krijuar një perceptim se pothuajse shteti duhet të punon dhe se shteti ekziston vetëm për punonjësit publik, pra për një administratë që posedon 80 mijë punëtorë (ndoshta pak më shumë).
Edhe si vota me i shikuar, llogaria nuk ju del mirë për shkakun se : 80 mijë x 4 anëtar = 320 mijë njerëz, heq kësaj pjesën që nuk votojnë për shkak moshës me 50% atëherë del 160 mijë njerëz më të drejt vote.
Ku kemi parasysh pjesë tjetër të fuqisë punëtore që 5-6 herë më shumë se shteti punëson sektori privat.
Praktikisht në sektorin privat që figurojnë me letra mendohet që janë mbi 500 mijë veta, nëse shtojmë këtu edhe pjesë që mund të ketë fuqi punëtore të pa deklaruar.
Teorikisht dhe praktikisht disproporcioni thellohet edhe më shumë nga pjesa private kundrejt asaj publike.
Prandaj nuk mund të mendohet një zgjidhje afatgjate në konsolidimin e pagave nëse në sektorin privat do të zbatojnë pagën minimale prej 350 euro, kurse në sektorin publik të mos ketë pagë më të vogël se 750.euro
Besohet se qeverisja aktuale e ka kuptuar këtë gjë, dhe përtej kësaj ajo mund të targetohet dhe të bëhet tabelë qitëse nga të ashtuquajtur ekspert ekonomike që thirrën në njohje profesionale, por realiteti është që dallimi në mes sektorit publik dhe atij privat duhet të balancohet, dhe kjo gjë duket që stagnohet nën suaza të një stabiliteti gradual.
E gjithë pjesa hyrëse financiare që shteti mbledh duke u bazuar në një buxhet të konsoliduar vjen pikërisht nga sektori privat, dhe institucionet kryesore që shteti i përdor si mekanizëm i rritjes së buxhetit të republikës janë dogana e Kosovës që kryesisht është pjesa kontrolluese e të gjitha mallrave që futen në vend.
Dhe ATK (administrata tatimore e Kosovës) është mekanizmi tjetër që akumulon dhe mbledh hyrjet e brendshme po ashtu nga biznesi apo sektori privat.
Një ekspert i mirë do të fliste për rrjedhat, sfidat dhe peripecitë që ka biznesi sot në Kosovë, ku shumë nga sektori afarist janë të detyruara të paguajnë taksat, edhe atëherë kur në treg operojnë më humbje.
Si rritja ekonomike, si mirëqenia sociale, si rritja e pagave, si stabiliteti ekonomik, si marrëveshjet rajonale e ndërkombëtare, si rritja e buxhetit, si investimi në ushtri e polici, si krijimi një reputacioni të fortë dhe stabil të një shteti, është sfera private e biznesit, pra është fuqia afariste që operon në kuadër të një shteti?
Edhe në shtetet socialiste, stabilitetin ekonomik e bazojnë në sektorin privat përmes të cilit mbledhin dhe mbushin arkën e shtetit, për kapitalizëm ku mbizotëron një ekonomi e lirë, biznesi privat ka roli kyç, shpesh herë dominancë kundrejt edhe vet institucioneve publike.
Nëse është duke u menduar dhe parë si vota rritja e koeficientit, rrjedhimisht rritjes së pagave në sektorin publik, duhet me ju me dije se janë gabim, shumë gabim!
Sepse vota me madhe del nga sektori privat dhe diaspora :/infosot.