Trajneri i Danimarkës Brian Riemer e ka mbajtur konferencën më të shkurtër për media deri më tani, e cila zgjati veç 20 sekonda.
Ai doli para gazetarëve pas barazimit pa gola kundër Serbisë, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve.
“A ka pyetje? Në rregull! Faleminderit”.
Në fakt ishte ky reagimi i shefit të komunikimit të kombëtares daneze.
E trajneri u largua duke buzëqeshur, nga salla ku po mbahej kjo konferencë.
Danimarka u largua nga Serbia me një rezultat ku e mbyll Grupin A4 në vend të dytë, duke siguruar një vend në çerekfinalet e Ligës së Kombeve.
Kombëtarja nga Skandinavia, grumbulloi tetë pikë nga gjashtë ndeshjet e zhvilluara, tetë më pak se sa Spanja e vendit të parë.
Serbia e mbylli në vend të tretë e shkon në play-off, kurse Zvicra edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën B.