Trajneri i Stoke City, Mark Hughes ka pranuar se ekipi i tij është dorëzuar në ndjekjen e Xherdan Shaqirit, por mbetet optimist mbi një marrëveshje të mundshme në të ardhmen.
“U takova dhe fola me Shaqirin. Ne patëm një bisedë të mirë. Ne kishim nevojë për të vendosur nëse një marrëveshje mund të bëhet. Ndoshta kjo është një që mund të rishikohet sërish, por unë do të thoja se kjo ndoshta nuk ka gjasa të ndodhë. Ne kemi objektiva të tjera tani”, pranoi Hughes, njofton Telegrafi.
Kujtojmë se mediat kanë raportuar se mesfushori-sulmues i Interit është në radarin e shumë klubeve evropiane, të tilla, si Everton, Schalke 04 dhe Wlofsburg.