Trajneri i Prishtinës Emmanuel Egbo u pyet se “kush është trajneri më i shqiptar”, shkruan Gazeta Express.
Ai tha se për të është Ilir Daja, duke shtuar se ardhja e tij në Kosovë ka ndikuar për pozitivisht.
“Ilir Daja është më i miri për mua, kam punuar me të. Kam marrë shumë gjëra nga ai”, tha fillimisht ai.
“Ardhja e tij në Kosovë ka ndryshuar shumë gjëra, fitoi dy herë titullin dhe dy herë ishte në grupe të Ligës së Konferencës”, deklaroi Egbo në “Favorit”.