Trajneri i kuajve shtiret kinse ka humbur vetëdijen, ata i japin ndihmën e parë (Video)

E publikuar: 05/09/2018 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dy kuaj të racës poni i kanë dëshmuar botës, së janë të aftë të ndihmojnë dikë kur është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Trajnerja e kuajve Albert dhe Ernie ka simuluar një situatë kinse ka humbur vetëdijen, dhe në momentin kritik kuajt mundohen t’i japin frymë artificiale dhe t’i bëjnë masazh në gjoks për ta shpëtuar nga vdekja, transmeton Telegrafi.

Emma Massingale, 36-vjeçe nga Devoni i Anglisë së bashku me të fejuarin Jeremy kanë luajtur rolin e “pacientit”, kurse kuajt ishin ata që u munduan t’i ndihmojnë dhe t’i rikthejnë në jetë, duke u dhënë ndihmën e parë.

Emma pretendon se është personi i parë në Britani që njeh gjuhën e kuajve, dhe duke shfrytëzuar këtë aftësi ka arritur t’i trajnon kuajt në rast për t’i ndihmuar personat që lëndohen në rast të ndonjë aksidenti rrugor apo diçka të ngjashme. /Telegrafi/