Në ndeshjen e të rinjve mes FC Maximum dhe FC Lokomotiv në Rusi, njëri prej trajnerëve jep shembullin më të keq të mundshëm se si nuk duhet të sillet një trajner karshi vogëlushëve që ëndërrojnë që një ditë të luajnë në arenat më të mëdha sportive.
Në një moment të lojës njëri prej vogëlushëve afrohet te trajneri i tij. Ky i fundit e godet me shqelm në pjesën e këmbëve dhe fëmija 7 vjeç përfundon në shesh.
7-vjeçarit iu deshën pak sekonda për të kuptuar se çfarë ndodhi dhe pastaj menjëherë ngrihet e rivendoset në pozicionin e tij në fushë, ndërkohë që trajneri vazhdon të vëzhgojë ndeshjen nga jashtë sikur asgjë të mos kishte ndodhur. / Top Channel