Trajkoviq: Vuçiqi, si Millosheviqi, po i tradhton serbët e Kosovës

E publikuar: 26/09/2018 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Politikania serbe nga Kosova Rada Trajkoviq thotë se strategjia e Aleksandar Vuçiqit në Kosovë është identike me atë të Sllobodan Millosheviqit dhe se ai po i tradhton serbët e Kosovës, transmeton Koha.net.

“Dhe nuk është e rastësishme që ai e përmendi atë duke iu drejtuar serbëve në veri të Kosovës. Kjo strategji thotë se në Kosovë nuk ka më serbë. Pasi që Millosheviqi nënshkroi Marrëveshjen e Kumanovës, i dha urdhër Nikolla Shaninoviqit që bashkë me ushtrinë e policinë që t’i tërheqin edhe të gjithë serbët. Ne serbët që mbetem përreth kishave, e paguam me gjak. Ndaj nesh ndodhi hakmarrja”, ka thënë për “danas” Trajkoviq.

Ajo ka tërhequr vërejtjen se NATO gjatë muajit gusht ka penguar gjakderdhjen që e përgatiten Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiqi rreth liqenit të Ujmanit.

„Faleminderit NATO që e pengoi. Kjo do të shkaktonte gjakderdhje dhe serbë nuk do të kishte më“, ka thënë ndër të tjera Rada Trajkoviq.