Kryetarja e Partisë së Lëvizjes Evropiane të Serbëve, Rada Trajkoviq, ka reaguar ndaj deklaratës së sotme të kryeministrit Kurti, i cili tha sot Milan Radoiçiq po përgatit sulme të reja ndaj Kosovës.
Trajkoviq tha se shteti i Kosovës ka pasur disa mundësi që ta arrestojnë kreun e grupit serb që organizoi sulmin terrorist të 24 shtatorit.
“Kosova kishte disa mundësi për të arrestuar Radoiçiqin, por nuk ia arriti. Kjo mund të ketë ndodhur pasi dëshmia e tij mund të jetë po aq e papërshtatshme për elitat politike të Kosovës sa do të ishte për atë të Serbisë”, ka shkruar ajo.
“Gjithçka që mbetet për të bërë tani është të nxitësh frikën dhe të ngacmosh/destabilizosh vazhdimisht komunitetin tonë”, ka shkruar Trajkoviq në platformën “X”.