Kryetari i Lidhjes demokratike (LD) dhe Ish ministri i punëve të brendshme, Pavle Trajanov ka akuzuar pushtetin për vrasjen e policëve gjatë aksionit të djeshëm në Kumanovë, duke theksuar se dikush i hodhi policët si ‘mish për top’.
“Ajo që mund të theksohet është se shërbimet e sigurisë në krye me policinë i kanë hedhur në zjarr policët. Nuk dua të futem në spekulime të ndryshme për skenarët e mundshme. Duhet të presim për stabilizimin e situatës, pasi ende nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre sulmeve dhe cilat janë qëllimet e tyre. Fillimisht na ndodhi Gushinca, tani ‘Lagjia e Trimave’, atëherë përgjegjësinë duhet ta bartë pushteti. Nuk mundte për gjithë këtë të akuzohet opozita, kjo është larg mendjes”, tha Pavle Trajanov, nga Lidhja Demokratike e cila është pjesë e koalicionit në qeveritarë.