Fshati Majac i Podujevës u trondit sonte nga një rast i rëndë që dyshohet se ndodhi brenda një familje.
Informacionet e para thonë se një vajzë ka tentuar ta privojë nga jeta gruan e axhës së vet.
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se bëhet fjalë për një të vdekur, teksa ka shtuar se në vendngjarje është nisur prokurorja e rastit, Bukurie Gjonbalaj.
Mediat raportojnë nga burimet brenda institucioneve të sigurisë se një grua është mbyllur në shtëpi dhe po kërcënon me veprime që i rrezikojnë jetën.
Në vendngjarje janë organet e rendit.


















