Një person rreth moshës 25-vjeçare është gjetur pa shenja jete sot në lagjen Kalabria (ish-Emshir) në Prishtinë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se Emergjenca kishte marrë informatën se në një banesë te ‘Kullat e arabëve’ ndodhet një persona i cili ishte pa ndjenja.
Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi i Emergjencës ka konfrimuar vdekjen e të riut, me ç’rast është ftuar edhe Policia e Kosovës.
















