Tragjike: 27-vjeçarja ndërron jetë pas vetaksidentit në magjistralen Prishtinë-Pejë

E publikuar: 13/02/2026 23:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Foto ilustrim

Një vetaksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm, në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Një veturë është rrokullisur në mes të rrugës, teksa dy persona kanë pësuar lëndime trupore, raporton IndeksOnline.

Në veturën me targa të Republikës së Shqipërisë ndodheshin 35-vjeçari B.L., dhe 27-vjeçarja A. Shtylla.

Kjo e fundit raportohet të ketë ndërruar jetë, pas plagëve të marra.