Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e jashtëzakonshme që bëri dje, vendosi të shpallë këtë të hënë, ditë zie për vendin, në nder të dhjetra viktimave që humbën jetën nga vërshimet.
Të paktën 21 persona humbën jetën dhe dhjetra të tjerë u plagosën, pas vërshimeve që goditën Shkupin dhe pjesën veriperëndimore të Maqedonisë.
Ministria e Punëve të Brendshme ka identifikuar vetëm një pjesë të viktimave, dhe pritet që edhe viktimat e paidentifikuara t’i dërgohen familjeve.