Ka shkuar në 8 numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm që goditi vendin mëngjesin e sotëm.
Dy persona të pajetë dyshohet ndodhen nën rrënojat një hoteli të shembur në zonën e Golemit.
Tre persona humbën jetën si pasojë e shembjes së një pallati në Durrës, ku një prej tyre është një vajzë e mitur.
Dy persona të tjerë kanë humbur jetën në Thumanë, ku një pallat është shembur, ndërsa një person humbi jetën pasi ra nga ballkanoni teksa vijonin lëkundjet, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.
Tërmeti më i fuqishëm ishte me magnitutë 6.4, ndërsa me dhjetëra tërmete të tjera e pasuan me magnitutë deri në 5.4.

















