
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sonte në Jabllanicë të Gjakovës, ku 3 fëmijë kanë vdekur si pasojë e shembjes së një shtëpie të pabanuar.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.
Ai tha se njëri nga viktimat është 16 vjec dhe tjetri 14 vjeç, ndërsa për viktimën e tretë ende nuk dihet mosha saktë.