Tragjedia e trinjakëve në Durrës, zbardhet akti i ekspertizës

E publikuar: 21/09/2017 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka dalë akti i ekspertizës për të treguar se si humbën jetën trenjakët e mitur mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Burime nga ‘panorama’ bëjnë me dije se ekspertiza mjekonligjore ka dale në përfundimin se trinjakët kanë ndërruar jetë si pasoje e djegies.

Ajo që dimë për ngjarjen:

Është bërë me dije nga reporterët në vendngjarje se zjarri u shkaktua nga loja e trinjakëve 3-vjeçar me shkrepëse, të cilën e kanë ndezur dhe kaq ka mjaftuar që zjarri i cili ka përfshirë fillimisht kolltukun në dhomën e tyre, të përhapej me shpejtësi në të gjithë banesën private. Sfungjeri i kolltukut ka sjellë përshpejtimin e flakëve.

Burimet nga zjarrfikëset thanë se kanë gjetur një vatër të thellë zjarri kur shkuan në banesën e Gazmend Koçit.

Mësohet se trinjakët që humbën jetën kanë lindur në Itali. Dëshmitarët thanë ndër të tjera se fëmijët i gjetën të asfiksuar pa shenja jeta dhe se nuk kishin mundësinë t’i jepnin dot ndihmë pasi dera ishte e mbyllur dhe dritarja me hekura. Në vendgjarje kanë shkuar ekspertët kriminalist që do të përcaktojnë shkaqet e rënies së zjarrit.