Tragjedi në Vjenë: 4 punëtorë nga Kosova humbin jetën në kantier ndërtimi

E publikuar: 17/03/2026 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot, në një kantier ndërtimi në “Bezirkun” Alsergrund të Vjenës.

Sipas raporteve fillestare, në këtë aksident që përfshinte disa persona, ndodhi gjatë punimeve të betonit, janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër, shkruajnë mediat austriake përcjell albinfo.at

E si pasojë e këtij aksidenti 4 kosovarë kanë vdekur.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftim.

Një nga viktimat është identifikuar si Pajtim Bajrami. Vdekjen e këtij të fundit e kanë konfirmuar familjarët e tij.