Një tjetër tragjedi, këtë herë e përmasave të mëdha, ka ndodhur gjatë natës në ujërat e Mesdheut.
Mbi 700 refugjatë mendohet të jenë mbytur, pas fundosjes së peshkarexhës, me të cilën udhëtonin drejt Italisë.
Peshkarexha, 30 metra e gjatë, u fundos 73 milje larg brigjeve libiane.
Alarmi u dha rreth mesnatës.
Fundosja ndodhi kur pranë saj, u afrua për ndihmë një anije tregtare portugeze pasi të gjithë udhëtarët u zhvendosën në njërin krah të peshkarexhës.
Tragjedisë i shpëtuan 28 refugjatë, ndërsa ekipet e emergjencës kanë nxjerrë nga uji trupat e dhjetëra viktimave.