Tragjedi në Lojërat paralimpike

E publikuar: 18/09/2016 16:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tragjedi në Lojërat paralimpike që po zhvillohen aktualisht në Rio De Janiero. Pasditen e të Shtunës u nda nga jeta ciklisti iranian Bahman Golbarnezhad pas një aksidenti të rëndë me pasoja tragjike. 48-vjecari goditi keq kokën pas një rrëzimi në dishezë në xhiron e parë të garës së kronometruar. Arsyeja e aksidentit të rëndë ishte se rrota e bicikletës së Golbarnezhad hyri në një kanal betoni duke detyruar ciklistin të humbasë kontrollin. Goditja në kokë ishte aq e fortë saqë 48-vjecari nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra.

Lajmi për ndarjen nga jeta të Bahman Golbarnezhad u bë publik nga komiteti olimpik iranian. Edhe pse fillimisht informacionet e para dhanë lajmin për ndarjen e menjëhershme nga jeta të ciklistit iranian më pas organizatorët saktësuan se Golbarnezhad u transportua me urgjencë në spital por nuk arriti tu mbijetonte plagëve të marra. Në orën 16.40 me atë të Rio De Janeiros, u zyrtarizua edhe lajmi për ndarjen nga jeta të ciklistit iranian.