Tragjedi në Gjermani: Rrëzohet pema gjatë aktivitetit të Pashkëve, tre të vdekur, mes tyre një vajzë 10-muajshe

E publikuar: 05/04/2026 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë 10-muajshe ka vdekur bashkë me dy persona të tjerë pasi një pemë u rrëzua gjatë një aktiviteti për kërkimin e vezëve të Pashkëve në veri të Gjermanisë.

Sipas Sky Neës, pema rreth 30 metra e lartë ra mbi katër persona që po merrnin pjesë në aktivitet të dielën në mëngjes, në një pyll pranë qytetit Satrupholm.

Vajza e vogël vdiq në spital, ndërsa nëna e saj 21-vjeçare humbi jetën në vendngjarje gjatë trajtimit nga ekipet emergjente, ashtu si edhe një vajzë tjetër 16-vjeçare.

Një 18-vjeçare pësoi lëndime të rënda dhe u transportua me helikopter në spital.

Ngjarja ndodhi ndërsa rreth 50 persona nga një qendër banimi për nëna të reja, gra shtatzëna dhe fëmijë po merrnin pjesë në aktivitet, në një zonë që ishte nën paralajmërim për erëra të forta nga shërbimi meteorologjik gjerman.

Këshilltarë për përballimin e traumave u dërguan në vendngjarje, ndërsa fotografitë e publikuara nga media gjermane tregojnë vezë të Pashkëve të shpërndara në tokë.

Qendra që organizoi aktivitetin është pjesë e sistemit shtetëror të mirëqenies për fëmijët dhe ofron mbështetje për gratë shtatzëna dhe nënat e reja që kanë nevojë për ndihmë.