Një futbollist i skuadrës së junioreve të Trepçës ’89, dyshohet se ka vdekur pasi ka pësuar një sulm në zemer gjatë ndeshjes kundër FC & AN.
Lajmi për vdekjen e tij tashmë është konfirmuar nga mjeku kujdestar i Emergjencës së Spitalit rajonal të Prizrenit, Hekuran Vegishti.
“Urgjenca e ka sjellë atë pa shenja jete këtu në Emërgjencën e Spitalit të Prizrenit. E kemi kryer reanimin. Për fat të keq ka qenë i paskusshëshm. Pacienti ka ardhë pa shenja jete”, ka thënë Vegishti