Tragjedi: 13-vjeçare mbytet në një pishinë në Lipjan

E publikuar: 27/06/2020 17:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vajzë e moshës 13 vjeçare ka humbur jetën sot në një pishinë në fshatin Baicë të Lipjanit, shkruan Gazeta Sinjali.

Vajza ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por atje kishte arritur pa shenja jete.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka konfirmaur rastin për Gazetën Sinjali.

“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë në një fshat të Lipjanit (Baicë) dhe e njëjta është sjellë në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete. Njesitët kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”./GS/