Komuna e Prishtinës ka njoftuar përmes Facebook se Trafiku Urban do të jetë pa pagesë për disa kategori të qytetarëve të kryeqytetit.
Nga 1 tetori me vendimin e ri, transporti urban do të jetë falas për; Stafin shëndetësor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit; Stafin mësimor, si dhe stafin administrativ, teknik dhe mbështetës të të gjitha institucioneve arsimore të Kryeqytetit, përfshirë edhe institucionet parashkollore; Të gjithë punonjësit e administratës së Kryeqytetit, në të gjitha nivelet, duke përfshirë edhe institucionet vartëse të tij; Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Kryeqytet si dhe të gjithë studentët e Kryeqytetit, thuhet në njoftim.
Komuna e Prishtinës thotë se ka prioritet një kryeqytet më të gjelbër dhe me më pak vetura.


















