Rrugicat rurale në Malham të Yorkshire, janë mbushur me mbi 800 dele që po ktheheshin në fermë pas sezonit veror.
Gjedhet që lëviznin ngadalë, kanë krijuar një kolonë prej afro dhjetë kilometrave, duke pamundësuar lëvizjen e makinave, transmeton Telegrafi.
“Është si një valë e bardhë, që lëshon tinguj të këndshëm. Pas kullotjes, tani i presin muaj të tërë të mbyllur”, ka qenë një koment lidhur me rastin.
Më poshtë mund të shihni vetëm një pjesë të rrugëtimit të tyre, teksa nuk bëhet e ditur për sa kohë ka qenë trafiku i bllokuar. /Telegrafi/