Dy vëllezër nga Tropoja janë arrestuar për trafik të lëndëve narkotike. Një operacion i policisë së Tropojës i koduar “Zherkaj”, i cili u zhvillua në fshatin me të njëjtin emër, ka çuar në arrestimin e vëllezërve Luan Cani, 40 vjeç, dhe Dashnor Cani, 35 vjeç.
Sipas hetimeve të policisë, këta shtetas kanë trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria në Kosovë në bashkëpunim me disa shtetas nga Kosova, duke shfrytëzuar rrugëkalimet në zonën kufitare të vendbanimit të tyre.
Operacioni u ndërmor pas një hetimi disamujor të kryer nga strukturat e specializuara për luftën kundër Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të policisë Kukës dhe Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me Prokurorinë e krimeve të Rënda.