Tradhtova burrin, e dehur kalova natën me një djalë më të ri se unë

E publikuar: 05/01/2016 20:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dola për të pirë me miqtë për Krishtlindje, u deha bashkë me një djalë tërheqës, i cili më dërgoj në shtëpi.

Kështu e nisë rrëfimin e saj 28 vjeçarja, për faqen Deidre, raporton The Sun,

Nuk e kisha ndërmend të pija shumë atë mbrëmje, por të gjithë ishin në humor për të festuar, ndërsa unë përfundova duke bërë diçka më shumë. Isha totalisht e dehur nga fundi i mbrëmjes.

Një nga miket e mija ftoi vëllanë e saj. Ai nisi të flirtonte me mua dhe unë nisa të flirtoj me të. Ai është 25 vjeç.

Në fund të mbrëmjes, miqtë e mi u merakosen dhe deshën të më dërgonin në shtëpi, por ky djali tha se do të vij me mua pasi jeton në drejtimin tim.

Ndali makinën në një vend të qetë, filluam të puthemi dhe përfunduam duke bërë seks. Unë kurrë nuk kisha bërë një gjë të tillë më herët dhe nuk do ta përsëris asnjëherë.
Unë e urrej veten për këtë, sepse e lëndova burrin tim.

Me burrin nuk kishim pasur marrëdhënie seksuale qe tre javë. Në shtëpi jetojmë vetëm ne dy dhe ai kishte punuar me orar të zgjatur në prag të festës së Krishtlndjeve.
Ai nuk doli me mua atë natë për shkak se ndihej i lodhur, por ky nuk ishte justifikim që ta tradhtoja.

Dehja më kishte kaluar, por e kisha të vështirë ta mbaj fajin që e ndjeva pas asaj nate.
Unë i tregova tim shoqi se çfarë kishte ndodhur. Nuk doja që martesa jonë të përfshihej nga një gënjeshtër. Unë jam 28 vjeç dhe ai 29 dhe jemi martuar qe dy vite.

Tha se nuk dëshiron t`i jap fund martesës sonë, por ai nuk donë të qëndroj pran meje për momentin dhe se i duhet kohë.
Unë neveritem dhe më vjen turp nga vetja. Un

ë dua që të kthehemi ashtu siç ishim më parë. A është kjo gjë e mundur apo ky është fillimi i fundit?

Deidre THOTË : se alkooli djall shkakton kaq shumë probleme !
Në qoftë se ju të dy me të vërtetë doni ktheni martesën tuaj në rrugën e duhur, po, kjo është e mundur.

Kjo nuk është e lehtë, por ia vlen të përpiqeni.
Edhe pse ke qenë e dehur. Është e rëndësishme të dihet se përse u tunduat.
Duke punuar me orë të zgjatura dhe duke mos i dhënë kohë njëri-tjetrit nuk do të të ndihmojë.

Dilni me burrin ose organizojeni një mbrëmje romantike në shtëpi.

Burri juaj mund të kthehet dhe këto veprime mund të ndihmojnë.

Lëre alkoolin, të gjithë mund të bëjmë gjëra të pakontrolluara kur jemi të dehur. Kjo nuk është e mirë për shëndetin tuaj po ashtu.

Kur del për të pirë, është mirë t`iu shmangesh pijeve alkoolike.