Tradhtia dallohet nga fytyra, të paktën tek meshkujt!

E publikuar: 28/08/2015 00:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mëkati i tradhëtisë është i shkruar në fytyrë, të paktën te meshkujt. Sipas një studimi të University of Western Australia në Perth, tregohet se nuk bëhet fjalë për karakterin, por për diçka të shkruar në gjene që shfaqet dukshëm në fytyrën e meshkujve dhe që mund ta lexojnë shumë mirë femrat.

Mënyra me të cilën mashkulli prezantohet para një femre bën diferencën nëse do të ketë një shans për të dalë me të, apo për një raport më të gjatë, në varësi të gjesteve dhe sjelljes së tij por edhe në varësi të mimikës.

Studimi në fjalë i publikuar në “Biology Letters” tregon se femrat mund të gjykojnë besueshmërinë e meshkujve sipas karakteristikave të fytyrës.

34 meshkujve dhe 34 femrave iu treguan fotografi që shfaqnin fytyrat e 189 personave, ku secili duhet të shprehte pikëpamjet e tij për personat në fotografi.

Shkencëtarët dinin historinë dhe raportet e të 189 personave të fotografuar, ndërsa nga analiza u vu re se femrat kishin parashikuar me sukses se kush nga meshkujt në fotografi ishte besnik e kush jo.

Studiuesit thanë se mbetën të habitur nga saktësia e femrave se si vetëm duke i parë në fotografi dhe duke analizuar fytyrat, femrat kishin arritur të zbulonin se cilët meshkuj tradhtonin e cilët jo.