Bazuar në aprovimin e kërkesës së Federatës së Çiklizmit të Kosovës nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës lidhur me organizimin e garave ndërkombëtare të çiklizmit Tour of Kosovo 2025 nga data 4 deri 6 shtator do të ketë ndërprerje të herëpashershme të qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të Kosovës.
Pjesëmarrësit në trafik njoftohen se në akse rrugore sipas datave dhe orarit të zhvillimit të këtyre garave, në këto segmente rrugore do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të trafikut si dhe ngadalësim të rrjedhës së trafikut.
Etapa e parë, më 4 shtator nga ora 12:00-5:00 – fillimi i garës fillon në hapësirën e autostradës Veternik – Bresje – Komoran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Vërmicë, (kthimi) – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë dhe do të vazhdojë deri në përfundim te dalja e autostradës në Malishevë, në kilometrin e 52-të.
Etapa e dytë, më 5 shtator 2025 nga ora 11:00 deri 15:00 – fillimi i garës fillon në Pikën Kufitare në Vërmicë – Prizren Jug – Prizren Veri – Suharekë – Duhël – Malishevë – Gjergjicë – Komoran – Fushë Kosovë – Uglarë –Lipjan – Babush – Bibaj – Kaçanik – Hani i Elezit – ku edhe do të jetë përfundimi i garës.
Etapa e tretë, më 6 shtator 2025 nga ora 11:00-15:00 – gara fillon nga Hani i Elezit – Kaçanik – Bibaj – Babush – Lipjan – Uglarë – Bresje – Sllatinë – Komaran – Gjergjicë – Malishevë – Duhël – Suharekë – Prizren Veri – Prizren Jug – Zhur – Vërmicë (kthimi) – Prizren Jug – gara përfundon në kilometrin e 10-të të autostradës në Vlashnje ku do të bëhet ceremonia e mbylljes së etapës së tretë.


















