Ekipi anglez Tottenham Hotspur janë pranë nënshkrimit me mbrojtësin e Fiorentinas Nikola Milenkovic, raporton “Corriere dello Sport”.
Mbrojtësi 23-vjeçar shihet si “Nemanja Vidic i ri”, dhe për të kanë shprehur interesim Manchester United, Inter dhe Atletico Madrid.
Këtë edicion, Milenkovic është paraqitur në gjashtë ndeshje ku ka arritur të regjistrojë një gol dhe një asistim.