Torres, Finerit: Mbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve ShBA-Kosovë është e rëndësishme

E publikuar: 15/08/2023 19:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kongresisti amerikan Ritchie Torres, ka biseduar me zëvendës-këshilltarin kryesor për Siguri Kombëtare, Jonathan Finer.

Torres bëri të ditur se temë kryesore ishte situata aktuale mes Kosovës dhe Serbisë.

“Si kongresist për Bronksin, duke përfaqësuar mijëra shqiptarë nga Kosova, i përcolla nevojën për të mbështetur marrëdhëniet speciale ShBA-Kosovë, të cilën ai i kupton thellësisht dhe nevojën që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të trajtojë Kosovën me drejtësinë dhe respektin që e meriton si një shtet-komb sovran”, tha Torres.

Ai theksoi se pas kësaj bisede, beson se Finer e di se sa e rëndësishme është mbajtja dhe forcimi i marrëdhënieve ShBA-Kosovë.