Toronto Raptors u kualifikua në cerekfinalen e play Off-it të Konfertencës së Lindjes pasi mposhti 89-84 Indiana Pacers në përballjen e shtatë mes tyre në Air Canada Center. Falë paraqitjes së shkëlqyer te DeRozan, që realizoi në total 30 pikë, kanadezët vijojnë në fazën tjetër ku do të përplasen me Miami Heat. Raptors qëndruan gjatë gjithë kohës në kryesim, madje në periodën e fundit shkuan deri plus 19 pikë, distancë që u mjaftoi për të marrë suksesin e tretë përballë Pacers.
Në “American Airlines Arena” Miami Heat kaloi me lehtësi 106-73 Charlotte Hornets. Skuadra kaliforniane tregoi supermacinë ndaj skuadrës së Michael Jordan, duke mos e vënë në asnjë moment në diskutim suksesin në përballjen e shtatë, që i jep kualifikimin për në cerekfinalen e Konferencës së Lindjes.
Dragic ishte më i miri mbi parket me 25 pikë, 4 asiste dhe 6 topa të kontrolluar nën tabelë, ndërsa për Hornets, që ishin në një mbrëmje jo, Kamynsky me 12 pikë gjithsej, rezultoi pikëshënuesi më i mirë.
Ndërkohë në konferencën e Perëndimit u luajt takimi i parë i serisë së cerekfinale mes Golden State Warriors dhe Portland Trail Plazers. Skuadra nga Oakland, edhe pse pa Stephen Curry, ishte thjesht e papërmbajtshme përballë puklibut të saj, duke triumfuar 118-106. Klay Thompson ishte në një mbrëmje fantastike, pasi realizoi plot 36 pikë, ndërsa Green shtoi 23 pikë të tjera për Warriors. Damian Lillard ishte më i miri në radhët e Blazers me 30 pikë, që gjithsesi nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.