Torollakja e LDK’së Teuta Sahatqija i quan spiunë gazetarët (Video)

E publikuar: 03/04/2015 17:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Teuta Sahatqija i ka fyer rëndë gazetarët duke i quajtur ata spiunë. Kundrejt deklaratës së saj janë ndier të fyer këta të fundit të cilët ishin në Kuvend për ta ndjekur seancën

Rreth 20 gazetarë sa ishin të pranishëm në seancën e Kuvendit kërkuan nga deputetja e LDK-së, Teuta Sahatqija, si dhe vet partia e saj që të kërkojnë falje publike për fyerjet e saj ndaj gazetarëve.

Burim Xhemajli, Kushtrim Kadriu, Valmira Saraçi Sahatçiu, Valbona Mazreku-Selimi, Arton Mulliqi, Kushtrim Kqiku, Petrit Daku, Beadin Syla, Muhamet Koci, Lirim Geci, Albert Ahmeti, Dukagjin Maliqi, Adelinë Sahiti, janë disa nga gazetarët që ishin në seancë dhe që po kërkojnë kërkimfaljen e deputetes së LDK-së.

“Deputetja Teuta Sahatqija duhet te kërkojë falje publike për fyerjen qe u ka bere kolegeve gazetar duke i quajtur ‘spiuna’. Kryetari i LDK-se dhe e gjithë Lidhja Demokratike duhet te distancohen nga deklarimi fyes i deputetes e fjale.

Në të kundërtën, deputetja Sahatqija do të përballet me padi nga Aosociacioni i Gazetareve të Kosovës i mbështetur nga të gjithë koleget gazetar që ishin prezent ne momentin e kur deputetja beri ketë akt te shëmtuar”, thuhet në reagimin e gazetarëve.

/express/