Tornado shkatërrimtarë kanë goditur Gjermaninë veriore, duke lënë të paktën një person të vdekur, njoftojnë autoritetet gjermane, raporton Reuters.
Epiqendra e torrnados ishte më e theksuar në qytetin e Bueztow-it, ku mësohet se jetojnë rreth 8000 persona, duke shkaktuar dëme marramendëse dhe duke lënë rreth 30 persona të lënduar
Banorët kanë deklaruar për Deutche Welle-n se vetura të shumta janë parë të fluturojnë në ajër, dhe kulme të shumta të shtëpive janë shkunjuar nga erërat e furishme.
“Kurrë nuk kam parë diçka kësisoj. Është një çmenduri totale, qindra pemë janë shkunjuar nga vendi, kulme shtëpish ranë poshtë. Nuk është diçka që mund të shihet shpesh”, ka thënë një banor për BBC.