“Topi i Artë” 2015, shpallen 23 finalistët (Foto)

E publikuar: 20/10/2015 11:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Publikohen emrat e 23 futbollistëve që do të garojnë për Topin e Artë, që do të dorëzohet nga FIFA më 11 janar në Zyrih. Kampionatet më spektakolarë rezultojnë ato që transmetohen ekskluzivisht në SuperSport, sepse janë edhe më të përfaqësuarit në këtë listë, duke nisur nga La Liga spanjolle, për të vazhduar me Bundesligën dhe Serinë A.

Si zakonisht në këto vitet e fundit, nuk mund të mungonin favoritët Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo. Argjentinasi cilësohet në avantazh prej tre titujve të fituar gjatë sezonit të kaluar, ndërsa në garë nga Barcelona janë edhe shokët e tij të sulmit braziliani Neymar dhe uruguajani Luis Suarez. Një treshe që e mbylli edicionin me 122 gola. Nga Barcelona të pranishëm janë edhe spanjolli Andres Iniesta, argjentinasi Javier Mascherano dhe kroati Ivan Rakitic.

Cristiano Ronaldo, që gjatë fundjavës u konfirmua si golashënuesi më i mirë në historinë e Real Madrid me 324 gola, kërkon trofeun e tretë radhazi si Lojtari më i Mirë në botë. Nga klubi merengue garojnë edhe francezi Benzema, uellsiani Gareth Bale, ylli kolumbian James Rodriguez dhe mesfushori gjerman Toni Kroos.

Nga Bundesliga, në garë janë pesë futbollistë të kampionëve të Bayernit të Mynihut. Nuk mund të mungonte polaku Robert Leëandoëski, por edhe yjet Thomas Mueller, Arjen Robben, portieri Manuel Neuer dhe Arturo Vidal. Përfaqësues tjetër nga Kili është edhe Alexis Sanchez i Arsenalit. Të tjerë emra nga Premier League janë edhe Sergio Aguero dhe Yaya Toure të Manchester City. Toure, katër herë lojtari më i mirë i Afrikës, është edhe i vetmi lojtar në listë që nuk vjen nga Europa apo Amerika latine.

Nga Italia, ku mungon legjenda e portës Gianluigi Buffon, përveç Vidal që u vlerësua për sezonin te Juventusi, garon edhe francezi Paul Pogba.

Por, pak ngushëllim vjen nga gara për Trajnerin më të Mirë. Në listë janë Massimiliano Allegri i Juventusit dhe Carlo Ancelotti për sezonin te Real Madrid. Mes kandidatëve të tjerë janë Laurent Blanc i Paris Saint Germain, Unai Emery i Sevilla-s, Pep Guardiola i Bayernit të Mynihut, Luis Enrique i Barcelonës, José Mourinho – Chelsea, Jorge Sampaoli i Kilit, Diego Simeone – Atletico Madrid dhe Arsene Wenger i Arsenalit.

Tre më të mirët nga lojtarët dhe trajnerët do të zgjidhen brenda datës 20 Nëntor dhe më tej fituesve do tu dorëzohen çmimet në ceremoninë në Zyrih.

fifa 23 emrat fifa trajneret

1507218_915780045164799_3771865834692313056_o 11226582_915779948498142_1463071887488801784_o 12028882_915779821831488_6759318923297138111_o 12068756_915779831831487_7552831070904829796_o 12087915_915779898498147_529202110601066588_o 12096153_915779905164813_4868822632670937145_n 12115910_915780028498134_6212792094891911912_n 12119928_915779858498151_6307494188764515294_o 12138606_915780065164797_4605325912254154441_o