Topalli paralajmëron Mustafën: Ke për ta ndjerë veten edhe më keq Kryeministër

E publikuar: 13/10/2015 11:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Topalli i është kundërpërgjigjur, reagimit të Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, që lidhet më protestën e mbrëmshme nga aktivistë të VV-së dhe disa përfaqësues të partive tjera opozitare, me një paralajmërim.
“Ke për ta ndjerë veten edhe më keq Kryeministër”, ka thënë Topalli.

Shkrimi i plotë i Faton Topallit në Facebook:

Ke për ta ndjerë veten edhe më keq Kryeministër

Mustafa tha sot: U ndjeva keq për pamjet që pashë mbrëmë. Kryeministër, të jeni i sigurt që keni për ta ndjerë veten edhe më keq , nëse vazhdoni ta bëni argatin e Serbisë. Pamjet e mbrëmshme, ku policët shqiptar rrafin dhe u zënë frymën me gaz djelmoshave dhe vajzave që angazhohen kundër kthimit të Serbisë në Kosovë nuk janë të këndshme, por ato janë 100% pasojë e politikës që ju po bëni. Me dhunë policore as Serbia nuk arriti ta mposhtë Kosovën e aq më pakë do të mund ta bëjnë këtë argatët e sajë.