Një nga zëvendësuesit e mundshëm të Ballës mund të jetë Mustafa Nano, shkruan Anabel.al.
Top Channel shkarkon gazetarin Sokol Balla, pas videos intime publikuar së fundmi për të në media.
Bordi i Aksionerëve ka qenë në dilemë këto dy ditë për vendimin që duhet të merrte për Ballën, i cili drejton një nga emisionet më të rëndësishme politike të këtij televizioni, ‘’Top Story’’.
Arsyetimi i aksionerëve ka patur të bëjë me prishjen e imazhit të televizionit të tyre, ndërkohë që përflitet se një nga zëvendësuesit e mundshëm të Ballës mund të jetë Mustafa Nano, por ende nuk është tërësisht e konfirmuar.
Balla kishte planifikuar të kishte këtë të enjte në intervistë kryeministrin Edi Rama.
Për gazetarin Balla qarkulloi një video me skena intime mes tij dhe një profili femre të paidentifikuar në internet.
Analistët Baton Haxhiu dhe pronari i A1 Report Carlo Bollino e kanë mbrojtur Sokol Ballën, duke thënë se Top Channel është duke gabuar me këtë vendim dhe se po krijon një ‘’viktimë’’ në plot kuptimin e fjalës.
Analistët kanë kujtuar standardet e dyfishta të këtij televizioni kur në njërën anë transmeton skena seksi në Big Brother dhe nga ana tjetër gjykon jetën personale në shtëpinë e tij të gazetarit.
Balla nuk ka bërë ende asnjë koment për videon dhe për shkarkimin nga bordi i Top Channel. Nuk dihet nëse ai do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj tyre.