10
Televizioni më i madh shqiptar, Top Channel, duket se po kalon në një fazë të vështirë financiare. Pasi që mbylli Zyrën në Shkup, ky televizion pritet ta mbyllë në muajin qershor edhe Zyrën e tij në Prishtinë.
Gazeta Express, përmes burimeve të saj brenda Top Channel, merr vesh se drejtuesit e këtij televizioni kanë vendosur ta mbyllin zyrën e tyre në Prishtinë; zyre kjo që ka funksionuar për më shumë se një dekadë.Shkak janë problemet financiare.“Gazetarëve dhe punëtorëve tjerë teknikë në Prishtinë tashmë ua kemi kumtuar lajmin se nga qershori do ta mbyllim zyrën”, ka thënë një burim i Gazetës Express nga Top Channel, në kushte anonimiteti.




























