Xhudistët kosovarë po qëndrojnë në Tokio ku po mbahet edicioni i radhës i lojërave olimpike.
Distria Krasniqi ditë më parë solli gëzim kombëtar kur u stolis me medalje të artë por sot vendi u shokua nga aksidenti me autobus që ndodhi në Kroaci ku vdiqën 10 udhëtarë shqiptarë e u lënduan 44 të tjerë.
“Jemi tronditë thellë të gjithë ne në Japoninë e largët me ngjarjen e ndodhur në Kroaci me bashkatdhetarët tanë që ishin nisur drejt atdheut!”, shkruan Kuka në Facebook.
“Jemi me shpirt e zemër afër familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre!”
Kuka uroi që të lënduarit të rikuperohen dhe të kthehen sa më shpejtë te familjet e tyre.
“Me lutje për të gjithë të lënduarit e me shpresë që do ktheheni sa më shpejt në familjet e juaja”.