Për Partizanin U-19 kjo është një periudhë e artë. Pas triumfit në kampionat sezonin e kaluar për skuadrën e Genc Tomorrit erdhi edhe suksesi në edicionin e parë të Kupës së Shqipërisë për këtë grupmoshë, për më tepër një triumf i arritur ndaj Tiranës në derbi. Falë suksesit 2-1 ndaj bardhebluve të Kuqtë hynë në histori si skuadra e parë që triumfon në Kupën e Shqipërisë për 19-vjecarët. Nuk mund të mos ishte i kënaqur në përfundim të sfidës trajneri i Partizanit U-19 Genc Tomorri. Ky i fundit nënvizoi se triumfi në Kupë ishte plotësisht i merituar për djemtë që ai drejton.
” Padyshim edhe kampionati edhe Kupa kanë rëndësinë e tyre. Gjithsesi fitimi i Kupës së Shqipërisë ishte shumë i rëndësishëm për ne sepse ky kompeticion u organizua për herë të parë. Kishim përballë një skuadër si Tirana me të cilën rivaliteti dihet se cili është, edhe pse ata nuk janë armiqtë tanë. U treguam më të fortë sepse zhvilluam edhe një turne shumë të mirë se Tirana, treguam që ishim më të mirët edhe e merituam trofeun”.
Te skuadra e 19-vjecarëve të Partizanit përvec Jurgen Bardhit që është pjesë edhe e ekipit të parë, luajnë edhe shumë lojtarë cilësorë që mund t’i shërbejnë Partizanit në të ardhmen. Për dicka të tillë është i bindur Genc Tomorri.
” Padyshim. Pjesë e jona janë lojtarë si Bardhi, Dajsinani, Vllacaj, Lika edhe Janku, 4-5 lojtarë që kanë premisa. Bardhi është një futbollist që ka luajtur në Superligë. Mendoj se 4 deri në 5 lojtarë kanë mundësi të jenë pjesë e skuadrës së parë edhe pse të bëhesh pjesë e Partizanit në këtë moment nuk është dicka e lehtë sepse skuadra pretendon për të fituar titullin dhe ka nevojë për futbollistë të afrimuar, edhe pse unë jam i bindur se disa nga këta djem mund të bëjnë diferencën”.
Olgers Vllacaj ishte autori i golit të parë për Partizanin në finalen ndaj Tiranës. Për sulmuesin e ri të të Kuqëve fitimi i edicionit të parë të Kupës së Shqipërisë për 19-vjecarët për më tepër ndaj rivalëve bardheblu, është dicka shumë e madhe.
” Ndeshja derbi dihet që është një ndeshje që ka vlerat e veta. Por megjithse kjo kupë realizohet vetëm një herë dhe kjo është hera e parë që u zhvillua ne jemi shumë të kënaqur që e fituam dhe që hymë në histori si skuadra e parë që triumfojmë në këtë kompeticion”.