Mersin Katuqi do të jetë dëshmitari i parë para Gjykatës Speciale, kështu të paktën ka bërë të ditur avokati, Tomë Gashi.
Ai përmes një shkrimi në Facebook i cili numëron një sërë gabimesh drejtshkrimore ka thënë se “Burrë të sinqert si zotni Mersin Katuqi nga fshati Gurre me Mat të Shqipërisë zor është me taku, nejse tash u bën gati 19 vjet qysh se Dick Marty me barbarët e tij ja mësyn shtëpisë së tij me qëllime të errëta anishqiptare e anti njerëzore”.
Gashi ka thënë se nesër fillon gjykimi i vërtetë.
“Ajo që folet neser nuk harrohet kurrë sepse është dëshmia e dëshmitarit të parë të Prokurorisë në këtë rast tepër të rëndë, tepër të ndieshëm dhe që shumë do të zgjas” ka shkruar ai.
Tutje, Gashi ua ka uruar fat të gjithë pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë.
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë bërë të ditur se në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, nesër më 11 prill fillon procesi i paraqitjes së provave nga ana e Zyrës së Prokurorisë Speciale, respektivisht me dëgjimin e dëshmitarëve.