Tomë Gashi: PDK e ka blue LDK’n!

E publikuar: 25/02/2016 18:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i njohun Tomë Gashi, ka thane se PDK e ka blue LDK’n.
“Në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen së shpejti, PDK-ja do të ketë më pak vota, e të njëjtën gjë do ta pësojë edhe LDK”, tha ai për KlanKosova.
Për të, President nuk duhet me qenë asnjani nga kandidatët e tanishëm, por simbas tij u zgjedh a nuk u zgjedh Thaçi President, situata po shkon drejt eskalimit.
“President nuk duhet të jetë as Thaçi e as Rama. Nëse kjo ndodh, të garantuara i kemi zgjedhjet e jashtëzakonshme”.
“U zgjodh apo nuk u zgjodh Thaçi president, situata po shkon drejt eskalimit politik”.
Simbas tij, opozita e ka me të drejtë kundërshtimin, se nëse nuk ishin nënshkrue marrëveshjet ajo e AKS’s dhe e Demarkacionit me Malin e Zi, s’kishim me pasë situate të tensionueme.