Tomë Gashi jep detajet e fundit nga autopsia e Astrit Deharit (Video)

E publikuar: 09/11/2016 21:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Tomë Gashi, i cili është angazhuar nga familja e Astrit Deharit, në “Rubikon” të KTV-së, ka folur për provat dhe hetimet e deritanishme në rastin Dehari.

Avokati Gashi, duke përshkruar këto prova, ka thënë se mbetet çështje e mjekësisë ligjore identifikimi i shenjave të gjakut, nëse ato ishin vetëm të Deharit ose edhe të dikujt tjetër, transmeton Koha.net.

“Nuk mund të them se është vrasje apo vetëvrasje, mirëpo mund të them që të gjitha mjetet e përgjakura që janë gjetur është çështje e mjekësisë ligjore të identifikojë nëse shenjat e gjakut janë vetëm të Astritit apo edhe të dikujt tjetër”, ka thënë Gashi.