Të gjithë rrugët që të shpien për në Fushë Kosovë janë bllokuar. Bllokimi i rrugës për në Fushë Kosovë ka bërë që kolonat të mbërrijnë deri në Arbëri, më saktësisht vendi i njohur si “Te rrethi i Ismetit”.
Kjo shkak që Policia e Kosovës ka rrethuar AKI-në meqë mëngjesin e sotëm u raportua për një person të dyshuar në një veturë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka treguar KosovaPress se është arrestuar personi i dyshuar i cili është shoqëruar në stacionin policor.
Meqë është raportuar për mjet të dyshuar, rruga në drejtim të Fushë Kosovës do të jetë e bllokuar deri të përfundojë kryera e vendshiqimit të vendit të ngjarjes.
“Rruga në drejtim të Fushë Kosovës është bllokuar, përderisa të përfundojë kryerja e vendshiqimit të vendit të ngjarjes”, tha Kelani.
Disa qytetarë po mundohen të bëjnë zgjidhje në mënyra të ndryshme.