Kalimtari i paemëruar nga Pilcomayo e Argjentinës, i ka shpëtuar vdekjes, pasi toka ku po shkelte u shemb vetëm sa ai u largua.
Skena dramatike ndodhi në një zonë të vërshuar, ku niveli i ujërave ka arritur deri në disa metra, transmeton Telegrafi.
Ai po largohej nëpër një shteg poshtë shkëmbit, pranë lumit që rridhte me rrëmbim duke bartur sasi të mëdha dheu.
Në videon e mëposhtme, mund të shihni se si arriti ai të kalonte i pa lënduar, si dhe mobilizimin e qytetarëve për të shpëtuar një të re që kishte ngecur në veturë. /Telegrafi/