Todosijeviq dhe Apostolova, flasin për Asociacionin

E publikuar: 03/10/2017 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq, është takuar dje me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë,  Nataliya Apostolova me të cilën diskutuan për zbatimin e deritashëm të Marrëveshjes së Brukselit  si dhe domosdoshmërinë e implementimit të Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Todosijeviq theksoi se kjo pjesë e marrëveshjes është kyçe në implementimin e suksesshëm të Marrëveshjes së Brukselit në tërësi, por edhe pjesët e marrëveshjes të cilat ende nuk janë implementuar plotësisht.

Ata biseduan edhe për çështjet aktuale që kanë të bëjnë me bashkëpunimin në mes të MAPL-së dhe Zyrës së BE-sëdhe për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në fund të takimit,  Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, e falënderoi zyrën që drejtohet nga Apostolova për  zgjidhjen e suksesshme të çështjeve aktuale në nivelin lokal dhe theksoi se ai do të angazhohet për të gjitha komunitetet në Kosovë.