Tmerri që përjetojnë fëmijët myslimanë gjatë kujtimit për vdekjen e nipit të Profetit Muhamed

E publikuar: 02/10/2017 13:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qindra mijëra myslimanë shiitë përkujtuan vrasjen e shekullit të shtatë të nipit të Mohammedit duke prerë veten dhe fëmijët me shpata dhe me thika që lëkundeshin nga zinxhirët, përcjell albeu.com.

Vitet e kaluara myslymanët janë përballur me sulme nga ekstremistët sunitë, përfshirë Shtetin Islamik, ndërsa këtë herë mbi 25,000 anëtarë të forcave të sigurisë irakiane u vendosën në qytetin e Karbala për të mbrojtur besimtarët.

Shumë pelegrinë shiitë udhëtojnë çdo vit nga Irani dhe vende të tjera për të vizituar shenjtërinë e Imam Huseinit në Karbala, që ndodhet rreth 80 kilometra në jugperëndim të Bagdadit.

Miliona të tjerë në mbarë botën, nga Libani deri në Azinë Jugore, mbajnë procesione në qytetet e tyre të origjinës, duke kryer një shumëllojshmëri të ritualeve.