Dy vajza minorene kyçen çdo natë në dhomën e tyre pasi njerku i tyre ka qenë i dënuar për pedofili dhe kanë frikë nga abuzimi i tij.
Dhoma e tyre është e pajisur me sistem alarmi.
Por gjëja më kontradiktore është se punonjësit socialë janë në dijeni të kësaj ngjarje dhe thonë se është çdo gjë në rregull.
Njerku famëkeq u mbajt disa muaj në burg dhe u lirua por sërish konsiderohet si një kërcënim për minorenët.
Por mamaja e vogëlusheve nuk mund të jetojë dot pa të!
“Gjithë ato kushte sigurie dhe alarmesh janë plehra. Mbesat e mia nuk mund të jetojnë nën një çati me një njeri të tillë”, ka deklaruar gjyshja e vajzave.
Kjo ngjarje ka tronditur gjithë opinionin në Britaninë e Madhe.